Go to content

Rreth Kia-s në Shqipëri

Rreth Kia
Kia Motors Corporation - Nje prodhues Automjetesh nga me cilesoret me rritjen me te shpejte ne Bote - eshte themeluar ne 1944 dhe eshte prodhuesi i pare dhe me i vjeter korean i mjeteve te motorizuara. Kia Motors synon te behet nje nga prodhuesit me prestigjoze dhe me te medhenj te automjeteve ne bote. Me shume se 1.4 milion automjete ne vit prodhohen ne 14 qendra prodhimi dhe montimi ne tete shtete. Ato shiten dhe sherbehen nepermjet nje rrjeti distributoresh dhe shitesash i cili mbulon 165 vende. Kia sot numeron mbi 40,000 punonjes ne mbare boten dhe ka te ardhura vjetore prej gati 17 miliarde USD. Marka Kia ka fituar me shpejtesi reputacion te klasit te larte vecanerisht vitet e fundit. Niveli cilesor i modeleve te prodhuara se fundmi, sherbimi ndaj klientit dhe rrjetit mbareboter te distribucionit si dhe zhvillimi ne teresi i markes, e bejne Kia-n nje nga prodhuesit e automjeteve me te rendesishem te kohes. Kia eshte partner zyrtar automobilistik i FIFA - trupi qeveritar i FIFA Kupa e Botes -- si dhe partner EUROTOP i UEFA. Kia Motors eshte sponzor gjeneral i Australian Tennis Open dhe sponzor zyrtar mbareboteror i Davis Cup Slogani i markes se Kia Motors Corporation - "The Power to Surprise" - perfaqeson perkushtimin global te saj ne tejkalimin e pritshmerise se klienteve nepermjet zhvillimit te vazhdueshem teknologjik inovativ.



KIA MOTORS në Shqipëri
Perfaqsues zyrtar dhe ekskluziv ne territorin shqiptar i Kia Motors Corporation eshte kompania Artinel95 sh.p.k. me seli, sallon dhe servis ne Vore, Tirane. Që prej hyrjes së saj në tregun shqiptar ne vitin 2000, zhvillimi I Kia Motors ka qenë një histori suksesi, si në shitjet dhe sherbimin ne tregun vendas, ashtu dhe për markën KIA në tërësi. Shitja gjithnjë e më ne rritje e automjeteve, është shoqëruar me përmirsimin e vazhdueshem e ne zhvillim të shërbimit ndaj klientit dhe servisimit gjithnjë e më cilësor e më të shpejtë te automjeteve duke perdorur fjalen e fundit te njohurive dhe paisjeve, ne shkollimin dhe trainimin e teknikeve si dhe teknologjise se mjeteve dhe aparaturave diagnostikuese. Si shenje e cilesise se larte dhe sigurise qe ka KIA ne makinat qe ajo prodhon, garancia e automjeteve Kia, vazhdon te mbetet e pa-arrire ne tregun automobilistik shqiptar. Cdo automjet Kia gezon nje garanci prej 5 vjetesh ose 150 000 kilometrash. Perme teper informacion klikoni faqen zyrtare te Kia Motors: http://www.kiamotors.com/