Go to content

Rrëfimi i novacionit

DREJTIMI
Në kërkim të balancës së përsosur midis udhëtimit dhe manovrimit

Sistemet e suspensionit mund të ndikojnë në mënyrë thelbësore në cilësinë e udhëtimit

Sistemet e suspensionit mundësojnë udhëtim të këndshëm në çfarëdo kushtesh të rrugëve, pavarësisht nëse janë me gropa apo të shtruara mirë.
Electronically Controlled Air Suspension photo
Suspensioni me ajër i kontrolluar në formë elektronike
Sustat me ajër që kanë zëvendësuar ato prej celiku mundësojnë dhe regjistrimin e lartësisë së makinës. Aftësia për të ruajtur lartësinë pavarësisht sa njerëz ka brenda apo sa ngarkesë mban makina, mund të përmirësojë udhëtimin por edhe aftësinë drejtuese.
Chassis Geometry System photo
Sistemi i gjeometrisë së shasisë
Sistemi i gjeometrisë së shasisë, kur montohet në makinë, mund të kontrollojë tërheqjen duke rregulluar këndin dhe formën me të cilën lidhen rrotat me trupit, për t'ju ofruar një udhëtim solid dhe të qëndrueshëm.

Sistemi i drejtimit që ndikon në manovrim

Sistemi i drejtimit i referohet pjesës së veturës që ndikon në manovrim. Në varësi të mënyrës si është konfiguruar sistemi, vetura mund të tërheqë ose të ecë mirë në kthesa. Sistemi i drejtimit mundëson udhëtim të këndshëm në çfarëdo kushtesh të rrugëve, qofshin këto të drejta ose me kthesa.
Drejtimi nëpërmjet sistemeve elektrike
Një motor elektronik i montuar në boshtin që lidh rrotat e përparme, drejton direkt sistemin për t'i mundësuar drejtuesit ta kontrollojë veturën me manovrueshmëri dhe komoditet më të lartë.
Drejtim me raport variabël
Kjo teknologji mundëson ecje më të lehtë në rrugë të drejtë, si dhe ecje të shtruar në kthesa të forta me përpjekje minimale të drejtimit të timonit.
Sistem menaxhimi stabilizimi i automjetit (VSM)
Me këtë sistem, makina monitoron vazhdimisht gjendjen e rrugës dhe ju mbron duke kontrolluar automatikisht timonin dhe frenat kur rruga është me gunga.

Sistem i centralizuar kontrolli për modalitetet e drejtimit

Zgjidhni midis modaliteteve të ndryshme të drejtimit sipas preferencave tuaja, dhe makina do të ketë motor, transmision, timon, amortizim me kontroll ajri dhe gjithçka që ka të bëjë me drejtim të kontrolluar nga një pikë qendrore për t'ju ofruar një manovrim dhe udhëtim siç nuk mund ta gjeni askund tjetër.
Modaliteti
normal i drejtimit
Ofron përshpejtim
të shtruar dhe udhëtim komod.
Modaliteti
sportiv i drejtimit
Ofron drejtim
sportiv dhe udhëtim
të stabilizuar e komod.
Modaliteti
ekonomik i drejtimit
Garanton përshtatjen e drejtimit
për një punim më ekonomik të automjetit.
Modaliteti
i drejtimit në dëborë
Minimizon rrëshqitjen e gomave
në rrugë të lagura dhe përmirëson drejtimin dhe manovrueshmërinë.

Manovrim i këndshëm

Sistemi elektronik i marsheve që mundëson përshpejtim dhe ngadalësim të qëndrueshëm dhe të saktë mund ta bëjë drejtimin tuaj shumë më argëtues nëpërmjet manovrimit më të lehtë dhe disenjimit me stil.
Ndërrim Marshesh nëpërmjet kontaktit
Ky është një sistem ku transmisioni dhe leva komunikojnë nëpërmjet kontrollit të komunikimit elektronik. Ofron lehtësi tepër të madhe pasi nuk pëson dridhje dhe mundëson ndërrimin e marsheve me një manovër të thjesht dhe në distancë të shkurtër. Për më tej, marshi ku ndodhet transmisioni shfaqet mbi levë.

Udhëtim komod

Shumë funksione të disenjuara për ergonomi të cilat mund t'i përdorni me lehtësi, pavarësisht situatës ku ndodheni, do t'ju bëjnë drejtimin e veturës shumë më komod dhe të këndshëm.
Ndenjëse me ngrohje
Ndenjëset me ngrohje ju ndihmojnë të udhëtoni më me komoditet.
Sistemi i memories së pozicionit të qëndrimit
Ruajini pozicionet e ndenjëses së drejtuesit, timonit dhe pasqyrave të jashtme dhe rivendosini në çdo kohë me shtypjen e një butoni.
Ndenjëse drejtuesi/pasagjeri me ajrim
Një ventilator brenda ndenjëses krijon ajrim e nevojshëm për t'ju ndihmuar të udhëtoni këndshëm.

Sistem tërësisht adaptiv ndriçimi të përparmë llamba "LED"

Krijuar nga kombinimi i llambave të plota "LED" dhe të plota "AFLS", fenerët adaptivë me llamba të plota "LED" mund të ndryshojnë këndin e rrezatimit, për të mos penguar shikimin e automjeteve që vijnë përballë. Mund të kenë dhe mundësinë të ofrojnë motive optimale rrezatimi sipas shpejtësisë së automjetit, për t'jua bërë udhëtimin më të sigurt dhe më komod.
Asistencë për ndricimin e gjatë
Kamera e instaluar në xhamin e përparmë dikton ndriçimin e ambientit dhe të veturave të tjera, duke ndezur ose fikur automatikisht dritat e gjata, për t'ju ndihmuar të udhëtoni më me siguri gjatë orëve të natës.
Vetëregjistrimi i njollës së ndricimt të shkurtër
Me këtë sistem, njolla e ndricimt të shkurtër të makinës suaj vetëndryshon sipas shpejtësisë që keni, për t'ju ndihmuar në shikueshmëri.
  1. 1 Ndihmon në shikueshmëri më të mirë në anën e djathtë dhe të majtë, kur udhëtoni me 40 km/orë ose më ngadalë.
  2. 2 Siguron shikueshmëri për drejtuesit që vijnë përballë dhe ju ndihmon të keni shikueshmëri të mirë kur jeni me shpejtësi nga 40 deri në 110 km/orë.
  3. 3 Ndihmon gjithashtu të keni shikueshmëri në të gjitha drejtimet, për t'ju lehtësuar të përqendroheni vetëm në drejtimin e mjetit kur ecni me 110 km/orë ose më shpejt.
  4. 4 Ndricim me drejtim dinamik: ndricimi i shkurter drejtohet majtas ose djathtas në varësi të drejtimit të timonit dhe shpejtësisë së makinës kur jeni në modalitet qyteti, modalitet normal ose modalitet të shpejtësisë së lartë