Go to content
FILOZOFIA E KOMPANISË
Kjo mendësi është e përbashkët për të gjithë ne në "Kia"

Filozofia e menaxhimit

Ndërtimi i një të ardhmeje të re dhe kuptimi i ëndrrave të njerëzimit duke menduar me krijimtari dhe duke u përballur drejtpërdrejt me sfidat
  • Ndjesi e pakufizuar e përgjegjësisë

    Ndjesi e pakufizuar e përgjegjësisë

  • Kuptimi i mundësive

    Kuptimi i mundësive

  • Respekti për njerëzimin

    Respekti për njerëzimin

Filozofia e menaxhimit të punës percakton arsyen e ekzistencës së një kompanie ndërsa shërben dhe si një udhëzues themelor që formon mendësinë dhe sjelljen e punonjësve. Tri shprehjet e mëposhtme përmbledhin filozofinë e menaxhimit të "Kia": përgjegjësi e plotë, arritje e potencialeve dhe sjellje njerëzore. Këto vlera përfshihen në një moto të vetme: "Ndërtimi i një të ardhmeje të re dhe kuptimi i ëndrrave të njerëzimit duke menduar me krijimtari dhe duke u përballur me sfidat drejtpërdrejt.

Vizioni

  • Së bashku për një të ardhme më të mirë

    Në vitin 2011, "Hyundai Motor Group" ngriti një vizion të ri të kompanisë: "Respektin ndaj njerëzve dhe menaxhimin mjedisor për të maksimizuar krijimin e vlerave dhe për të ndjekur një zhvillim të balancuar dhe të përbashkët mes aksionarëve." Të gjitha filialet të bashkëpunojnë për arritjen e këtij vizioni dhe për ta kthyer "Hyundai Motor Group" në një nga grupet drejtuese automobilistike në shkallë bote që u ofron klientëve vlera të reja. Me vlerën më të madhe që krijojmë duke bashkuar aftësitë tona, ne do të forcojmë rrugën e drejtë të firmave partnere dhe të komuniteteve vendore ndërsa kontribuojmë në mbështetje të njerëzimit.

  • Partner i përjetshëm në automjete dhe përtej tyre

    Nën vizionin e kompanisë në shkallë grupi eshte percaktuar ne detaj vizioni i synimeve për secilin sektor kyc të biznesit. Për bizneset automobilistike, vizionii i synuar është: "Ofrimi i një hapësire të re që e bën jetën më komode dhe të gëzueshme duke arritur lëvizje superiore në bazë të teknologjive inovatore të orientuara sipas nevojave të njerëzve, të padëmshme për mjedisin dhe në bazë të shërbimeve tërësore. Kia Motors do të ofrojë produkte dhe shërbime që i përshtaten këtij vizioni të shndërrimit të automjeteve nga thjesht mënyra transporti në hapësira të reja stili jetese.

Vlerat themelore

Vlerat themelore përbëjnë kodin e sjelljes për punonjësit dhe organizatës në tërësi.
Ato përfaqësojnë kulturën e kompanisë për të cilën përpiqemi dhe premtojmë se do ta realizojmë për veten dhe për aksionarët tanë.
Ne bëhemi një duke ndarë të njëjtat vlera dhe duke i zbatuar ato me koherencë në proceset tona vendimmarrëse.
Kia Motors do të përballet drejtpërdrejt me sfidat me anë të bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë, duke permbushur zotimet tona dhe përqafuar talentin dhe diversitetin për të krijuar një kulturë të veçantë të kompanisë.
Klienti përpara

Ne promovojmë një kulturë të orientuar rreth klientit duke ofruar cilësinë më të mirë dhe shërbim pa të meta me të gjitha vlerat e përqendruara rreth klientëve tanë.

Sfidat

Ne refuzojmë vetëkënaqësinë, përqafojmë çdo rast për sfida më të mëdha dhe besojmë në arritjen e synimeve tona me anë të pasionit të palëkundur dhe mendimit inteligjent.

Komunikimi dhe bashkëpunimi

Krijojmë bashkëveprim përmes ndjesisë së "të qenit bashkë" që nxitet nga komunikimi dhe bashkëpunimi brenda kompanisë dhe me partnerët tanë të biznesit.

Njerëzit

Ne besojmë se e ardhmja e organizatës sonë qëndron në zemrat dhe aftësitë e celit prej anëtarëve tanë, dhe i ndihmojmë ata të zhvillojnë potencialin e tyre duke krijuar një kulturë kompanie që respekton talentet.

Shkalla botërore

Ne respektojmë diversitetin e kulturave dhe të zakoneve, synojmë të jemi më të mirët në botë në atë që bëjmë, dhe përpiqemi të bëhemi një kompani e respektuar mbarëbotërore.